Ilustrim

Shteti tregon dhëmbët, arrestohet kërcënuesi i prokurores

Para pak çastesh është arrestuar njëri nga personat e dyshuar për kërcënimin e prokurores speciale, Drita Hajdari.

Kallxo.com mëson se i dyshuari është nga Prishtina ndërsa të tjerët janë në kërkim.

“Çdo person që ka bërë komente kërcënuese do të arrestohet”, ka thënë një burim i KALLXO.com

Hajdari është prokurorja në rastin e ashtuquajtur “Pronto”, ku të akuzuar janë Adem Grabovci dhe të tjerët.

Të gjithë të akuzuarit në këtë rast janë liruar nga akuzat me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Mbrëmë, prokurorja foli në thellësi lidhur me lëndën “Pronto”, në një intervistë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Rrëfimi i Prokurores së ‘Prontos’