Burimi: Ministria e Financave

Burimi: Ministria e Financave

Shteti katërfishon shpenzimet për armatim e municione

Në 2020-ën, mbi 1.4 milionë euro më shumë pati shpenzim për armatim e municione.

Shteti vazhdon t’i rrisë shpenzimet në armatim. Në vitin që shkoi, shpenzimet për municion dhe armë zjarri, kishin vlerën e 1.9 milionë euro. Nga viti 2018 e këtej evidentohen tri vitet e fundit, ky lloj shpenzimi pati trend rritës.

Të dhënat nga Raporti Vjetor Financiar, i Ministrisë së Financave, për vitin 2020,  thonë që shpenzimet për municione dhe armatim ishin në vlerën e 1 milionë e 923 mijë euro.

Në raport me vitin 2019, ky lloj i shpenzimi ishte më i lartë për 1 milionë e 468 mijë euro. Në vitin 2019 u shpenzuan 455 mijë euro.

Shpenzimet për municione dhe armë zjarri janë dukshëm më të larta edhe në raport me vitin 2018.

Në vitin 2018, për këtë lloj shpenzimi 172 mijë euro.

Burimi: Ministria e Financave
Burimi: Ministria e Financave