
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Shteti e përmbylli vitin 2021 me mbi 191 milionë euro borxh ndaj bizneseve
Detyrimet e papaguara e thënë ndryshe borxhet, që shteti i ka ndaj furnizuesve përkatësisht bizneseve është mbi 191 milionë euro. Shuma më e madhe e këtij borxhi i përket nivelit qendror ndërsa pjesa tjetër atij lokal.
Raporti tregon se sa është vlera e borxhit në nivelin qendror dhe atë lokal.
“Detyrimet e papaguara dhe kontingjente – Detyrimet financiare të papaguara të organizatave buxhetore ndaj furnizuesve dhe operatorëve tjerë ekonomik në fund të vitit 2021 ishin 191,179,554€. Pjesa më e madhe e tyre prej 159,315,069€ ishte në nivelin qendror dhe 31,864,485€ në nivelin lokal. “-thuhet në raport.
Sipas auditimit është identifikuar nënvlerësim i detyrimeve të papaguara prej 270,315€ në raport me vlerën e prezantuar në RVF-BRK [Raportin Vjetor Financiar –Buxhetit të Republikës së Kosovës].
Më tej raportit përmend edhe një borxh tjetër si rezultat i padive gjyqësore, sipas auditorit, përveç këtyre detyrimeve financiare, ekzistojnë edhe detyrime kontingjente/ potenciale, të cilat janë rezultat i pretendimeve përmes padive gjyqësore ndaj organizatave buxhetore dhe pritet të marrin epilogun gjyqësor në një të ardhme.
Shuma e vlerësuar e këtij borxhi është mbi 224 milionë euro.
“Shuma e mundshme e vlerësuar është rreth 224,615,219€ (157,629,778€ në nivel qendror dhe 66,985,441€ në nivel lokal). Sipas auditimeve individuale është identifikuar mbivlerësim i detyrimeve kontigjente për 12,614,867€.”-thotë raporti.
Detyrimet e papaguara paraqesin faturat e pranuara për punët/shërbimet e përfunduara nga operatorët ekonomik, por të cilat nuk janë paguar.
Ndërsa detyrimet kontingjente paraqesin pretendime të ndryshme nga ana e paditësve, që kanë gjasa në të ardhmen të krijojnë detyrime për organizatat, varësisht prej vendimeve të gjykatës të cilat mund të jenë në favor të palëve paditëse