Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër të ri.

ShBA ka kërkuar nga të gjitha institucionet dhe partitë politike në vend që ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagimin e Shteteve të Bashkuara.

Sipas aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të presidentit Thaçi në të gjitha çështjet e ngritura nga Lëvizja Vetëvendosje.