Flamujt e Iranit dhe të Izraelit, Ilustrim: Pixabay

Shtetet arabe SHBA-së: Mos lejo Izraelin që t’i bombardojë rafineritë e Iranit

Shtetet e Gjirit po lobojnë në Uashington që të mos e lejojë Izraelin të bombardojë rafineritë iraniane të naftës, sepse janë të shqetësuara se rafineritë e tyre do të mund të sulmoheshin prej militantëve aleatë të Iranit nëse përshkallëzohet konflikti, ka raportuar Reuters më 10.102024 duke u bazuar në tri burime në shtetet e Gjirit.

Si pjesë e përpjekjeve të tyre për të shmangur përhapjen e konfliktit, shtetet e Gjirit, përfshi Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin po refuzojnë që të lejojnë Izraelin t’i fluturojë në hapësirat e tyre ajrore raketat drejt Iranit dhe këtë ia kanë bërë të qartë edhe kryeqytetit amerikan, kanë bërë të ditur tri burime të afërta me qeveritë e këtyre tri vendeve.

Izraeli është zotuar se Irani do ta paguajë për hedhjen e më shumë se 200 raketave javën e kaluar në kohën kur Teherani ka thënë gjithashtu se çfarëdo sulmi do të kundërvihej me shkatërrim të madh, duke ngritur shqetësimin për luftë më të gjerë rajonale që do të mund ta përfshinte edhe SHBA-në.

Lëvizjet e shteteve të Gjirit po bëhen pas shtytjes së Iranit shiit joarab për të bindur fqinjët e saj sunitë të Gjirit të përdorin ndikimin e tyre në Uashington pas ngritjes së shqetësimeve se Izraeli do të sulmojë uzinat iraniane për prodhimin e naftës.

Irani ka paralajmëruar javën e kaluar Arabinë Saudite se nuk do të garantonte për sigurinë e uzinave të naftës së Mbretërisë Saudite nëse Izraeli do të ndihmohej në çfarëdo forme gjatë kryerjes së ndonjë sulmi, ka thënë një burim i lartë iranian për Reuters.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com