Ilustrim

Shtetasja e Turqisë arrestohet në aeroportin e Prishtinës për falsifikim të pasaportës

Policia ka arrestuar një grua, shtetase të Turqisë, dje në aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Sipas Policisë e dyshuara ka prezantuar pasaportë dhe letërnjoftim belg, të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara.

Pasaporta dhe letërnjoftimi janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore, ka njoftuar PK.

Ndërsa, e dyshuara është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit.