Shtetasja e Somalisë kalon ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Vërmicë njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur në të dyshuarën, shtetase e Somalisë, e cila kishte kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë.

Sipas policisë, për procedura të mëtejme e dyshuara i është dorëzuar zyrtarëve tëmMigrimit.

Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 18:50.