Foto: Ilustrim

Shtetasja e Shqipërisë raporton ngacmimin seksual në Prizren

Një shtetase e Shqipërisë ka raportuar në Policinë e Kosovës një ngacmim seksual me të cilin ishte ballafaquar të shtunën në orët e vona.

Pas raportimit, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, mirëpo me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër shqiptare shtetase e R. Shqipërisë ka informuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.