Policia/Ilustrim

Shtetasja e Shqipërisë në Mitrovicë raporton për dhunën e burrit ndaj saj

Një grua në Mitrovicë, shtetase e Shqipërisë ka raportuar dje  në polici për dhunën që është ushtruar ndaj saj.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka raportuar se në vazhdimësi bashkëshorti i saj me të cilin është duke bashkëjetuar kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta pas procedurave me urdhër të prokurorit së bashku me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore.