Shtetasja e huaj ngacmohet seksualisht në Prishtinë

Një grua, shtetase e huaj është ankuar në Policinë e Kosovës se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar i panjohur.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Prishtinë, në orët e para të ditës së djeshme, rreth orës 05:40.

“Ankuesja, shtetase e huaj ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar deri më tani i panjohur”, ka thënë Policia.

Sipas Policisë, njësitë relevante policore i janë përgjigjur rastit.

Tutje është thënë se rasti vazhdon të hetohet.