Shtetasja e huaj e raporton në Policinë e Kosovës dhunën nga bashkëshorti

Një ankuese grua, shtetase e huaj ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuar.

Sipas policisë viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti ka ndodhur me 5 janar të këtij viti në Komunën e Fushë Kosovës.

“Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që  pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatën e policisë.