Shtetasi turk tentoi të kontrabandojë migrantë marokien në Kosovë

Një shtetas turk është ndaluar për intervistim nga Policia e Kosovës në pikë-kalimin kufitar në Han të Elzit. I njëjti dyshohet se duke përdorur një kamion ka tentuar të kontrabandonte dy persona.

Sipas forcave të rendit, në rimorkion e tij ishin dy persona me nënshtetësi marokiene të cilët nuk kishin dokumente.

Një mashkull Turk Shtetas i Turqisë  i cili ishte me kamionin e tij me rimorkio, me targa të Kosovës -pronë e  një kompanie kosovare dhe i cili vinte me mallra nga Turqia është kontrolluar nga zyrtarët policor dhe në rimorkio janë hasur dy persona Marokien pa dokumente te identifikimit”, thuhet në njoftim.

“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësite relevante. Po ashtu lidhur me rastin mbetet që i dyshuari së bashku me pronarin e kompanisë të paraqiten për intervistim”, thuhet në fund të njoftimit.