Autostrada "Ibrahim Rugova" - Foto: Ministria e Infrastrukturës

Shtetasi sirian bie nga lartësia në autostradën "Ibrahim Rugova"

Një shtetas i Sirisë ka mbetur i lënduar pasi ka rënë nga një lartësi 15 metra në mes të dy korsive të rrugës.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur dje në Prizren, përkatësisht në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Prishtinës.