
Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com
Shtetasi shqiptar thotë se iu vodhën para nga vetura në Shtërpcë
29.1.2023 - 16:24
Policia e Kosovës është duke e hetuar një rast të një vjedhje të rëndë që është raportuar të ketë ndodhur dje në Qendrën e Skijimit, në Shtërpcë.
Sipas njoftimit zyrtar policor, viktima që është shtetas i Shqipërisë ka thënë se nga vetura e tij i është vjedhur një shumë parash.
Parat, siç ka thënë viktima kanë qenë në një çantë brenda veturës me targa të Shqipërisë.
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 17:30, përderisa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori i rastit.