Ilustrim

Shtetasi serb që u arrestua në Kosovë për kontrabandë me mallra, i kërkuar nga INTERPOL-i

Një shtetas i Serbisë është arrestuar i dyshuar për vepren penale “kontrabandim me mallra dhe heqje apo dëmtim i vulave zyrtare”.

Mirëpo, pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në fshatin Zhetkovc të Zveçanit.

“Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari serb shtetas i Serbisë si i dyshuar lidhur me rastin. I njëjti lidhur me rastin pas intervistimit është liruar. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin policor.