Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Shtetasi i Shqipërisë vdes pasi rrëzohet në vendpunishte në Isniq

Një person në fshatin Isniq të Deçanit ka vdekur gjatë ditës së djeshme pas rrëzimit nga një shtëpi private ku ishte duke punuar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00, ku është raportuar si viktima, shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke punuar në një shtëpi private, dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore.

Viktimës ndihma e parë mjekësore i është dhënë në Spitalin Rajonal në Pejës, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar për tretman në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se viktima rreth orës 21:00 ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët komunal, ndërsa turpi i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.