Ilustrim Foto: KALLXO.com

Shtetasi i Shqipërisë arrestohet për kanosje në Gjakovë

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

Policia e Kosovës ka raportuar se dje në Gjakovë, rreth orës 16:11 ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të disa personave dhe stafit mjekësor.

Lidhur me këtë ngjarje është thënë se njësiti policor në vendin e ngjarjes ka takuar dy viktima, të cilët thuhet se kanë deklaruar se janë kanosur nga të dyshuarit, shtetas të Shqipërisë.

Kanosja është thënë se është bërë lidhur me pacientin, i cili po ashtu është shtetas i Shqipërisë dhe se i njëjti ishte nën ndikim të alkoolit.

Në raportin policor është thënë se dy të dyshuarit e kanë dërguar pacientin për tretman mjekësor ku më pas ka ndodhur mosmarrëveshja.

Policia ka treguar se njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.