Ilustrim

Shtetasi i huaj sulmohet fizikisht nga tre persona në Prishtinë

Një shtetas i huaj është sulmuar para dy ditëve në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima e këtij rasti, pas sulmit nga tre persona të dyshuari është duke u trajtuar në Qendrën Klinikën Universitare të Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit pas sulmit të viktimës, janë larguar nga vendi ngjarjes, ku është gjetur dhe sekuestruar edhe një gëzhojë e pistoletës.

Policia ka njoftuar se nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast.