Instituti për Mjekësinë Ligjore - IML, 8 dhjetor 2022 - Foto: KALLXO.com

Shtetasi i huaj dërgohet pa shenja jete në Shtëpi të Shëndetit, Policia po heton rastin

Më 30.05.2024 në ora 11:07 një person u dërgua pa shenja jete në Shtëpinë e Shëndetit në Prishtinë.

Burri i vdekur kishte shtetësi të huaj kurse vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Policia njofton se gruaja e tij kosovare u intervistua dhe ajo deklaroi se personi i vdekur ka pasur probleme shëndetësore gjatë ditëve të fundit.

Trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion dhe rasti u cilësua si “hetim i vdekjes”.