
Prizren
Shtetasi i Arabisë Saudite godet me veturë tri këmbësore në Prizren
02.7.2022 - 09:23
Një shtetas i Arabisë Saudite ka goditur me veturë tri këmbësore.
Rasti, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në Prizren të premten.
“I dyshuari mashkull shtetas i Arabisë Saudite derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur tri viktimat femra kosovare-këmbësore, të cilave u ka shkaktuar lëndime”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.
Viktimat pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, janë liruar. Rasti në procedurë të rregullt.