Ilustrim

Shtetases zvicerane i vidhet çanta në Gjakovë

Një burrë nga Gjakova i ka vjedhur një gruaje një çantë.

Sipas raportit policor, viktima është shtetase zvicerane kurse tashmë i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ky rast ka ndodhur në rrugën Tirana në Gjakovë, dje rreth orës 15:40.