Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shtërpcë, vidhen para në një kishë, një tjetre i dëmtohet dera

Dy raste, një vjedhje e rëndë dhe një rast tjetër për dëmtim prone, janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Shtërpcë. 

Sipas Policisë, një ankues ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda kishës ortodokse në fshatin Drajkovcë dhe nga aty kanë marrë një shumë prej 3 mijë dinarësh serbë. 

Rasti i dytë është raportuar rreth orës 17:00. Sipas Policisë, përgjegjësi i kishës e cila gjendet në fshatin Biti e Poshtme ka informuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e kishës dhe e kanë demoluar atë. 

Në rastin e dytë nuk dihet saktë ende nëse është vjedhur ndonjë gjë ndërsa policia ka njoftuar se rastet po hetohen.