Shtërpcë, tre të lënduar pas shpërthimit të bocës së gazit

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit të një boce të gazit në një shtëpi në Shtërpcë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:45, ku  si pasojë  e shpërthimit një grua dhe dy burra kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas njoftimit, të lënduarit janë dërguar në spitalin e Ferizajt për tretman mjekësor, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.