Shtërpcë, banorët protestojnë sërish në mbrojtje të lumit

Banorët e fshatit Biti e Poshtme të Shtërpcës kanë protestuar përsëri kundër ndërtimit të hidrocentraleve të vogla përgjatë lumit Lepenc.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e Kallxo.com ka ky organizim në të cilin kanë marrë pjesë një grup banorësh.

Për protestat e vazhdueshme në mbrojtje të lumit Lepenc, Kallxo.com ka raportuar vazhdimisht.

Në tetor, ndaj protestuesve mes tyre edhe fëmijë ishte përdorë sprej nga Njësia Specialee Policisë.

Gjithashtu, edhe në emision “Jeta në Kosovë”,  është diskutuar për hidrocentralet që po ndërtohen në lumin Lepenc në Malet e Sharrit.

Shkatërrimi i lumit Lepenc nga hidrocentralet e vogla

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.