Ilustrim

Shtërpcë, arrestohet një person pasi dyshohet se sulmoi fizikisht nënën e tij

Një person është arrestuar dje me 24.02.2024 në Shtërpcë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij, si dhe kishte demoluar disa orendi shtëpiake.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë arrestimit, i dyshuari ka sulmuar edhe një zyrtar policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.