Shtërpcë, arrestohet një burrë për vjedhje të parave në një motel

Është arrestuar një burrë në Shtëprcë për vjedhje të të rëndë të parave në një restaurant/motel.

Sipas policisë, dje rreth orës 09:40 është raportuar se një burrë kishte thyer derën anësore dhe depërtuar brenda lokalit ku kishte vjedhur një shumë të parave.

“Me datën 28.04.2022 rreth orës 09:40, në stacionin policor në Shtërpcë është raportuar një rast vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur në një motel-restaurant në Shtëprcë, ku një person me forcë kishte thyer një derë anësore dhe kishte depërtuar brenda lokalit”, thuhet nga policia.

Sipas policisë, pas grumbullimit të informatave kanë identifikuar personin e dyshuar i cili është arrestuar.

“Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, intervistave të dëshmitarëve, kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij dhe pasdite rreth orës 14:00, të po të njëjtës ditë , pas një bastisje në shtëpinë e tij kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet D.N (M/K) i moshës 51 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në motelin-restaurantin në Shtërcpë, duke vjedhur paranë vlerë prej 21160 dinarëve dhe 275 euro”, thuhet më tej nga policia.

Tutje, policia potencon se paratë e vjedhura janë konfiskuar, derisa i dyshuari pas intervistimit është liruar për procedura të mëtejme hetimore.

“Paratë e vjedhura janë gjetur tek i dyshuari dhe më pas janë konfiskuar. I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është liruar për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet nga policia.