(Ilustrim)

Shtërpcë, arrestohet një burrë për ngacmim të një gruaje përmes rrjeteve sociale

Një person në Shtërpcë është arrestuar nën dyshimin që përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ka njoftuar PK.

Në 24 orët e fundit në Kosovë, janë regjistruar tri raste të ngacmimit, dy prej tyre përmes rrjeteve sociale.

Ndërsa, javën e kaluar një person i moshës mbi 30-vjeçare nga një fshat i Istogut është arrestuar me dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë, mosha e të cilës është 9-vjeçare.

KALLXO.com mëson se ngacmimi kishte ndodhur në rrjetin social ‘Instagram’ dhe viktima ishte ngacmuar gjatë orëve të natës.

Në një intervistë për KALLXO.com, babai i vajzës së mitur tregon se si e kishte raportuar rastin në polici. Ai bëri të ditur se në telefonin e vajzës kishte parë fjalë denigruese.

Më 27 gusht 2022, në një park të kryeqytetit, një vajzë e re 11-vjeçare dyshohet se përderisa ishte duke ecur ishte ndaluar e pastaj dhunuar seksualisht brenda një intervali prej 7 orëve nga disa persona.

Lidhur me rastin janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim 5 persona.

Ndërsa, gjashtë persona tjerë kanë përfunduar në pranga me 2 shtator. Ata po dyshohen për dhunim dhe trafikim të 11-vjeçares gjatë muajit qershor të këtij viti.