Vepra ‘Above Everyone’ e Alban Mujës mbi ish- objekti ‘Gërmia’. Foto: KALLXO.com.

Shtëpiza mbi 'Gërmi', instalacioni që synon debatin për ndërtimet pa leje - VIDEO

Artisti Alban Muja është prezantuar në kuadër të Bienales ‘Manifesta14” që po mbahet në Prishtinë.

Vepra e tij “Above Everyone”, që është vendosur mbi objektin e ish-ndërmarrjes “Gërmia”, synon të ngris debat për mbindërtimet pa leje.

Muja thotë se qëllimi i intervenimi të tij artistik në kuadër të “Manifesta”-s është të iniciojë një debat që t’i jepet një zgjedhje mbindërtimeve pa leje, që kanë ndodhur pas luftës.

“’Above Everyone’ (Mbi të gjithë) ka ardhur si formë reagimi për atë që ka ndodhur pas luftës, pa dashur me glorifikuar mbindërtimet,  kemi dashur me sjellë për ‘Manifesta 14’ mbindërtimin e fundit në Prishtinë, me shpresë që ky mbindërtim do të ngritë një debat dhe prej kësaj pike, pastaj do të fillohet se çka do të ndodhë me mbindërtimet që kanë ndodhur pas luftës”- tha artisti Alban Muja

“Ne kemi provuar me pas edhe një kumbimin të ngjyrave, se shpesh kur i shohim këto mbi ndërtime e shohim që ka njëfarë tentative me i ngjarë ndoshta ndërtesës  ekzistuese, por plani nuk ka kurrfarë komunikimi. Ndoshta në të ardhme duhet dhe kjo me u mendua, a mundet disi me u integrua në planin urbanistike dhe edhe nëse nuk mundet me qenë ndoshta një farë pike referuese si nuk duhet me u orientua plani urbanistik”- shton ai.

Muja njihet për analizat dhe trajtimin e tij që u ka bërë shumë fenomene shoqërore, të cilat i ka paraqitur përmes veprave të tija artistike.

Bienalja ‘Manifesta14” ka mbledhur mbi 100 artistë nga 30 vende nga mbarë bota.

Vepra dhe instalacione janë vendosur në 25 lokacione të ndryshme në  Prishtinë.

Bienalja “Manifesta14” mbahet deri më 30 tetor 2022.

Vepra ‘Above Everyone’ e Alban Mujës mbi ish- objekti ‘Gërmia’. Foto: KALLXO.com.
Vepra ‘Above Everyone’ e Alban Mujës mbi ish- objekti ‘Gërmia’. Foto: KALLXO.com.