Foto: Getty Images

Shtëpitë e kujdesit në Evropë luftojnë coronavirusin, ndërsa rriten vdekjet e të moshuarve

Përderisa shtëpitë e infermierisë dhe kujdesit në të gjithë Evropën po luftojnë për të ndaluar përhapjen e Covid-19 në mesin e të moshuarve, Franca ka bërë të ditur se 884 banorë i janë nënshtruar virusit që prej fillimit të pandemisë, raporton BBC.

Raste alarmante janë shfaqur në kryeqytetin spanjoll Madrid, me raporte për dhjetëra vdekje në dy shtëpi të të moshuarve.

Banorët u dërguan në spital në qytetin italian të Napolit pasi një shpërthim i CoVid-19 në një shtëpi kujdesi, mori disa jetë.

Rastet janë raportuar gjithashtu në 100 shtëpi kujdesi përreth kryeqytetit suedez.

Edhe pse autoritetet në rajonin e Stokholmit nuk kanë dhënë shifra, transmetuesi publik SVT thotë se më shumë se 400 njerëz janë infektuar dhe rreth 50 kanë vdekur.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu