Foto: The Guardian

Shtëpia e operës në Barcelonë ri-hapet me koncert për një audiencë bimësh (VIDEO)

Shtëpia e operës “El Liceu” në Barcelonë u rihap të hënën me një koncert që si audiencë kishte 2,292 bimë në vazo.

Koncerti u mbajt një ditë pasi Spanja i dha fund gjendjes së jashtëzakonshme tre-mujore si pasojë e pandemisë COVID-19, raporton The Guardian.

Kjo ishte vepër e artistit konceptual Spanjoll Eugenio Ampudia, i cili tha se frymëzimi erdhi nga lidhja që ai ndërtoi me natyrën gjatë pandemisë.

“Unë pashë atë që po ndodhte me natyrën gjatë gjithë kësaj kohe. Kam dëgjuar më shumë zogj duke kënduar. Bimët në kopshtin tim dhe jashtë duke u rritur më shpejt. Dhe, pa dyshim, mendova se mbase tani mund të lidhem në një mënyrë shumë më intime me njerëzit dhe natyrën”, ka thënë artisti Ampuda.

Deri më sot në Spanjë janë regjistruar 293,584 persona të infektuar me COVID-19 dhe 28,324 të vdekur.