Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë shpall planin e alokimit për 55 milionë doza të vaksinave, në listë edhe Kosova

Shtëpia e Bardhë ka bërë sot publike listën e shpërndarjes për 55 milion nga 80 milion doza të vaksinës, Jonson&Jonson të prodhuara nga vetë Amerika, pjesë e kësaj liste është edhe Kosova.

“Përafërsisht 14 milion – ose 25% e këtyre 55 milion vaksinave – do të ndahen me përparësitë rajonale dhe marrësit e tjerë, të tilla si: Kolumbia, Argjentina, Haiti, vendet e tjera të CARICOM, Republika Dominikane, Kosta Rika, Panama, Afganistani, Bangladeshi, Pakistani, Filipinet, Vietnami, Indonezia, Afrika e Jugut, Nigeria, Kenia, Gana, Cabo Verde, Egjipti, Jordania, Iraku, Jemeni, Tunizia, Omani, Bregu Perëndimor dhe Gaza, Ukraina, Kosova, Gjeorgjia, Moldavia dhe Bosnja”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

41 milion doza të vaksinës janë ndarë edhe për Amerikën Latine dhe Karaibet.

Poashtu thuhet se përafërsisht 16 milion doza janë ndarë për shtete e Azisë: India, Nepali, Bangladeshi, Pakistani, Sri Lanka, Afganistani, Maldivet, Butani, Filipinet, Vietnami, Indonezia, Tailanda, Malajzia, Laosi, Papua Guinea e Re, Tajvani, Kamboxhia dhe Ishujt Paqësor.

“Afërsisht 10 milion për Afrikën që do të ndahet me vendet që do të zgjidhen në koordinim me Bashkimin Afrikan”, thuhet tutje.

Në njoftim thuhet se përparësi për vaksinimi kanë stafi shëndetësor si kategoria më e rrezikshme nga infeksioni.

Kujtojmë se Kosova procesin e imunizimit e ka filluar më 29 mars 2021, dhe më 15 qershor ka filluar me vaksinim masiv kundër COVID-19.

Në anën tjetër në fund të muajit qershor pritet të arrijë kontingjenti i parë me vaksina nga kontrata e nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer.