Donald Trump - Foto: Rtv21

Shtëpia e Bardhë: Presidenti nuk do t’i drejtohet kombit sonte

Pas sulmeve të Iranit me raketa kundër bazave me amerikanë në Irak, presidenti i Shteteve të Bashkuara ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët kishte informacione se presidenti Donald Trump do t’i drejtohej kombit lidhur me sulmet e Iranit ndaj bazave ajrore irakiane, ku ka ushtarakë amerikanë.

Mirëpo, siç raporton BBC, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Trump nuk do t’i drejtohet kombit sonte.

Zyrtarët më të lartë të sigurisë kombëtare, përfshirë Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Mark Esper, janë larguar nga Shtëpia e Bardhë, raportojnë mediat amerikane.

Edhe zëvendëspresidenti Mike Pence është larguar.

Irani sulmon bazën ushtarake amerikane në Irak

Dhjetëra raketa janë hedhur drejt bazave ajrore në Irak, ku ka edhe ushtarakë amerikanë, nga Garda Revolucionare e Iranit, si përgjigje ndaj vrasjes së gjeneralit të saj, Qassem Soleimani, nga një dron amerikan, në afërsi të Bagdadit, pak ditë më parë.

Irani kërcënon me sulme në Dubai dhe Haifa

https://kallxo.com/lajm/shba-vret-gjeneralin-e-forcave-elite-te-iranit/