Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Shtëpia e Bardhë: Media po krijon panik për coronavirusin për ta dëmtuar Trumpin

Ushtruesi i detyrës së shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë thotë se mediat amerikane po provokojnë një panik rreth coronavirusit sepse shpresojnë se do ta dëmtojnë Presidentin Donald Trump.

“Arsyeja që ata po i kushtojnë kaq shumë vëmendje sot është se ata mendojnë se kjo do të rrëzojë presidentin”, tha Mick Mulvaney.

Duke folur me një grup të konservatorëve të premten, ai shtoi se njerëzit duhet të injorojnë median në mënyrë që të qetësojnë tregjet.

Tregjet globale kanë vazhduar të bien pasi virusi infekton mbi 50 vende.

“Ne morëm hapa të jashtëzakonshëm katër ose pesë javë më parë,” tha Z. Mulvaney, duke iu referuar urdhrit të administratës Trump për të mbyllur kufirin për udhëtarët e huaj që vinin nga Kina, vendi origjinë i virusit. Masa ishte e mbuluar gjerësisht në media në atë kohë.

“Pse nuk dëgjuam për të? Çfarë  po ndodhte katër ose pesë javë më parë? Vihet në dyshim. Dhe kjo është e gjitha për shtyp që donin të flisnin”, tha ai para një mbledhjeje të konservatorëve jashtë Uashingtonit të premten.

Tutje, ai tha se shtypi ishte i preokupuar nga gjykimi i z. Trump – i cili u lirua përfundimisht – për shkak të besimit të tyre se “kjo do të rrëzonte presidentin”.

“I njëjti besim në dëmtimin e zotit Trump ka nxitur mbulimin e sëmundjes”, tha z. Mulvaney.