Shtatorja e Anton Çettës do vendoset në parkun para Fakultetit Filologjik

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozimin për vendosjen e shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare, Anton Çetta, në parkun para Fakultetit Filologjik në Prishtinë.

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka thënë se me këtë shtatore do japin kontributin për historinë e re të Kosovës.

“Me këtë shtatore do t’i bëjmë nderë figurës së shquar të një njeriu të madh, i bëjmë nderë familjes së tij por dhe vetvetes si bartës e përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të Kosovës – që nuk po e lëmë në harresë të kaluarën tonë por po i japim vendin e merituar për kontributin e jashtëzakonshëm në historinë̈ e re të Kosovës” ka shkruar Dumoshi.

Veprimtari Anton Çetta njihet si pajtues i gjaqeve, intelektual, mbledhës shquar i folklorit dhe shkrimtar i njohur.