Shtatë vjet nga ngritja e dronit në ndeshjen Serbi vs Shqipëri

Sot shtatë vjet më parë kombëtarja e Shqipërisë po luante në një udhëtim të vështirë në Beograd kundër kombëtares së Serbisë në kuadër të kualifikimeve për evropian.

Në minutën e 42-të të ndeshjes, u ndërpre loja pasi tifozët serb vazhdimisht po hidhnin flakadanë në fushën e lojës. Por momenti më kryesor i ndeshjes ishte kur një dron, që barte një flamur të me hartën e Shqipërisë së Bashkuar, me mbishkrimin ‘’Autochthonous’’,  fluturonte mbi qiellin e Beogradit dhe ra në fushën e lojës.

Pas kësaj, u krijuar rrëmuja që bëri që ndeshja të ndërpritet dhe disa tifozë serb u futën në fushën e blertë duke sulmuar futbollistët e kombëtares shqiptare. Ndeshja u ndërpre përfundimisht, ndërsa kombëtarja e Shqipërisë e fitoi ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0.

Në shtatë vjetorin e kësaj ngjarjeje, ka reaguar edhe iniciatori i dronit, Ismail Morina i njohur si ‘Ballisti’.

Ai përmes një reagimi në rrjetin social Facebook ka shkruar:

“Gëzuar ditën AUTOCHTHONOUS!!  Ky përvjetor i kushtohet profesionalizmit të Policisë së Kosovës”.