Shtatë të vdekur nga tërmeti në Kroaci, ekipet po vazhdojnë kërkimin e të mbijetuarve

Së paku shtatë persona deri tani kanë vdekur nga një tërmet me magnitudë 6.4 shkallë që goditi Kroacinë qendrore të martën, raporton BBC.

Ekipit e shpëtimit kaluan natën duke kërkuar për të mbijetuar në rrënoja të ndërtesave.

Një vajzë 12 vjeçare ka vdekur në Petrinja, tha kryeministri teksa vizitoi qytetin.

Pesë të tjerë kanë vdekur në qytetin e afërt të Glinës, tha zëvendësi i tij, kurse viktima e shtatë u gjetë në rrënoja të një kishe në Zazina, raportuan mediat vendore.

Kryetari i Petrinjas tha se gati gjysma e qytetit është shkatërruar kurse njerëzit janë larguar nga gërmadhat.

Shumë prej tyre kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre gjatë natës nga frika e ndonjë dëmi që mund të shkaktohet nga dridhjet, thonë zyrtarët.

Disa njerëz kanë fjetur në makinat e tyre ose qëndruan tek të afërm në zona tjera.

Rreth 200 të tjerë u strehuan në baraka ushtarake.

Shefi i menaxhimit të krizave të BE-së, Janez Lenarcic pritet të vizitojë qytetin e Petrinjas gjatë ditës së sotme.

Tërmeti u dëgjua në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, vendet fqinje Bosnia, Serbia dhe në Itali.

Qyteti i Petrinjas ka rreth 20 mijë banorë.

Liderët e Kroacisë kanë premtuar rikonstruktim të vendit, por banorët e prekur do jenë në strehim të përkohshëm deri në vitin e ardhshëm.