Shtatë të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve

Instituti Kombetar i Shëndetësisë Publike ka bërë publike se sot në Kosovë janë regjistruar edhe 250 raste pozitive me COVID-19 nga 454 mostra.

Tutje bëhet e ditur se brenda 24 orëve kanë vdekur shtatë persona kështu duke shkruar numri i vdekjeve në total në 256.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 65 raste, komuna Mitrovicë 26 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Prizren 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok.