Foto: Ilustrim

Shtatë të lënduar në aksident trafiku

Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot pasdite, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Të shtatë të lënduarit, kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor. Lajmin për KALLXO.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe se të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor. Nuk bëhet e ditur se çfarë shkalle të lëndimit kanë pësuar të aksidentuarit.