Foto: Ilustrim

Shtatë të arrestuar në Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec se qarkulluan në kohë të ndaluar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar shtatë persona në pesë raste të ndryshme në qytetin e Gjakovës, Rahovecit dhe të Malishevës, për mos respektim të masave të sigurisë ndaj COVID-19.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit janë hasur duke qarkulluar në qytet, gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes për automjete dhe njerëz, pa ndonjë arsye.

Pesë të arrestuarit në Malishevë dhe Gjakovë pas invervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të arrestuarit në Rahovec me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rastet kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.