Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Shtatë të arrestuar në Deçan pas rrahjes mes vete

Shtatë persona të dyshuar janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Deçan, pasi të njëjtit janë përfshirë në një përleshje.

Sipas policisë, dje rreth orës 15:10, të dyshuarit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, ndërsa gjatë rrahjes është edhe një përdorur edhe thikë, e cila është konfiskuar nga policia.

Të dyshuarve, u është ofruar tretman mjekësor dhe njëri nga ta është hospitalizuar në Spitalin e Pejës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.