COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19.

Sipas të dhënave nga 349 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 në 24 orët e fundit.

MSh ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 428 teksa ka bërë të ditur se sot janë shëruar 13 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224,431

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 62 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.458 doza të vaksinës. Deri më sot 821.788 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.226 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e parë atyre që ende nuk janë vaksinuar, si dhe ka bërë thirrje për të tjerët që të vaksinohen me dozën e dytë dhe të tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në botë, MSh iu bën thirrje qytetarëve të vaksinohen