
Foto: Pixabay
Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në Polici, për 24 orë
Në Raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Podujevë, pasi që i njëjti dyshohet që ka sulmuar një grua me shtetësi kosovare.
Viktima pas lëndimeve të marra ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.” – siç thuhet në Raport.
Ndërsa, i dyshuari pasi është intervistuar, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Një tjetër burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën grua.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.” – thuhet në Raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra, ndërsa burri i dyshuar është dërguar në mbajtje, me vendim të Prokurorit.
Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30, ndërsa në Raportin e Policisë rasti është cilësuar si “dhunë në familje”.
Ndërkaq, edhe në Kaçanik është arrestuar një burrë i dyshuar për sulm fizik ndaj viktimës grua, e cila ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.” – siç thuhet në Raport.
Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, me vendim të Prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.” – siç njofton Policia.
Ndërsa, në Pejë janë raportuar dy raste për “dhunë në familje”.
Me 10.02.2025, një grua ka raportuar ish-bashkëshortin e saj në Polici, pasi që ky i fundit e ka shqetësuar – sipas Raportit 24-orësh të Policisë.
Lidhur më këtë, rasti po vazhdon të hetohet.
Një burrë tjetër është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje është fjalosur me dy persona të tjerë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje është fjalosur me dy viktimat meshkuj kosovarë.” – thuhet në Raport.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Edhe në Klinë është arrestuar një burrë, nën dyshimin se ushtroi dhunë ndaj viktimës grua.
I dyshuari, me vendim të Prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti i fundit në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është shënuar në Rahovec, ku prindi ka raportuar djalin i cili dyshohet se ka probleme psiqike dhe i cili herë pas herë dyshohet se ushtron dhunë në familje.
Për këtë me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar për trajtim në Spitalin e Psikiatrisë, në Gjakovë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar, me probleme psiqike, herë pas here iu shkakton dhunë fizike. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në Spitalin Psikiatrik, në Gjakovë, për trajtim.” – siç thuhet në Raport.