Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë.

Në Komunën e Prishtinës janë raportuar dy raste të dhunës në familje. Në njërin rast raportohes se është arrestuar një person pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të pësuara.

Edhe në rastin e dytë, i cili është raportuar në Prishtinë, është arrestuar një person, pasi që i njëjti e ka sulmuar bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në Fushë Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Në një rast një grua ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj. Në një rast tjetër raportohet se një burrë ka ushtruar dhunë në familje. Ndërsa në rastin e tretë është arrestuar një person pas sulmit ndaj bashkëshortes.

Në Gjilan raportohet se është arrestuar një person pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij duke i shkaktuar lëndime. Si pasojë e dhunës së ushtruar, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti tjetër i dhunës familjare është raportuar në Novobërdë. Policia njofton se një person është arrestuar pasi i dyshuari ka ushtruar dhunë në familjen e tij dhe ka thyer orenditë në shtëpi.

Viktima pas sulmit është strehuar në një vend të sigurtë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.