Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24-të orët e fundit.

Rastet e raportuara janë nga Lipjani, Gjakova, Mitrovica e Veriut dhe dy raste nga Prizreni dhe Fushë Kosova.

Në Lipjan, raportohet se janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Pas lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistës palët e përfshira janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:00.

Në qytetin e Gjakovës raportohet se është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij.

Viktima nga sulmi ka pësuar lëndime dhe i është dhënë nidhma e mjekut. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajte. Ngjarja ka ndodhur në ora 14:00.

Në Mitrovicës të Veriut rreth orës 14:30 është arrestuar një person pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajte.

Në qytetin e Fushë Kosovës janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Në rastin e parë një grua ka informuar se ish-bashkëshorti i saj është duke i dërguar mesazhe kërcënuese. Të dy palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në rastin e dytë po ashtu raportohet se një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuar.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Po ashtu në Prizren janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Në ora 20:00 një person ka raportuar se bashkëshortja e tij ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Të dy palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Beran Gashi” ku është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka larguar nga shtëpia.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.