COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Shtatë raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar shtatë raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Derisa, nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes.

“Nga 486 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas ministrisë, Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,827,827 doza të vaksinës, prej tyre 822,583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 102, 349 me doza përforcuese dhe të treta të vaksinës.

Në total numri i rasteve aktive është 328.