Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Shtatë raportime të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Në Policinë e Kosovës brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.
Dy raste janë raportuar se kanë ndodhur në Prishtinë, dy në Pejë, një në Gjakovë, një tjetër në Deçan dhe një tjetër në Fushë Kosovë.
Një i dyshuar është arrestuar në Fushë Kosovë më 06.11.2024 në orën 22:40, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës grua si dhe e ka kërcënuar verbalisht.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia.
Në rastin tjetër, sipas Policisë, në Prishtinë më 06.10.2024, rreth orës 20:50 është raportuar se i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa në rastin tjetër, i cili poashtu ka ndodhur në Prishtinë, dy të dyshuarit një burrë dhe një grua dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur-sulmuar në mes vete.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 07.11.2024 rreth orës 22:30.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia.
Ky rast është nën hetime.
Dy raste tjera të dhunës në familje kanë ndodhur në Pejë.
Një burrë i dyshuar është arrestuar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës grua, njoftoi Policia.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”- shkruan në raportin 24 orësh.
Rasti ka ndodhur më 07.11.2024, rreth orës 00:00.
Rasti tjetër që poashtu ka ndodhur në Pejë, rast për të cilin i dyshuari ndodhet në arrati.
Për këtë rast, sipas Policisë, dyshohet se i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës grua.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 04.11.2024, në orën 16:30.
Rasti nën hetime.
Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Deçan më 07.11.2024.
I dyshuari është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjes së tij.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë me leje përkatëse pronë e të dyshuarit.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Edhe në Gjakovë është arrestuar një i dyshuar nën dyshimin se kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës burrë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 04.11.2024 në orën 16:30. Ndërsa i dyshuari është arrestuar më 07.11.2024.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.