Shtatë persona të lënduar në aksident trafiku në Zahaq të Pejës
17.9.2024 - 21:12
Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në fshatin Zahaq të Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë më 17.09.2024 rreht orës 17:30.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Gashit, të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, dhe katër prej tyre janë liruar dhe tre të tjerë kanë mbetur për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
“Sipas mjekut kujdestar, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”- ka thënë Gashi.
Në aksident raportohet se kanë qenë të përfshira tri vetura.