Shtatë persona përfshihen në rrahje në Suharekë, sekuestrohet një revole

Një rrahje mes shtatë personave ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30.

Policia e Kosovës bën të ditur se janë arrestuar katër të dyshuar, njëri prej tyre i mitur, pasi që pas një mos marrëveshje shtatë të dyshuarit janë rrahur mes vete, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas PK-së, njëri nga të dyshuarit ka drejtuar revolen në drejtim të një tjetër të dyshuari.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes edhe kanë sekuestruar revolen në fjalë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit tre nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i moshës së mitur dërgohet në mbajtje për 24 orë.