Shtatë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit në lidhje me infektimin e qytetarëve me COVID-19.

Shtatë persona kanë rezultuar pozitiv nga gjithsej 137 persona të cilët janë testuar në 24 orët e fundit.

Tutje sipas MSH-së, aktualisht janë 70 raste active të cilat janë duke u trajtuar me COVID-19.

Në 24 orët e fundit 25 persona janë shëruar ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje.