ShSKUK zgjedh katër drejtorë të Spitaleve Regjionale

Në katër spitale regjionale të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë zgjedhur drejtorët.

Arsim Emini, i cili deri më tash ka qenë ushtrues detyre, ka marrë detyrën e drejtorit të Spitalit të Gjilanit.

Edhe në Spitalin e Vushtrrisë, në pozitën e drejtoreshës është zgjedhur Shefkije Shatri, e cila ka qenë në pozitën e ushtrueses së detyrës.

Luljeta Zhubi është zgjedhur në pozitën e drejtoreshës së Spitalit të Mitrovicës. Edhe Zhubi, deri më tash ka qenë në pozitën e ushtrueses së detyrës.

Në Spitalin e Pejës, drejtor është zgjedhur Fazli Shala.

Aktualisht, ShSKUK ka të hapur edhe katër pozita të tjera, për katër njësi.

Spitali i Gjakovës, Qendra Kombëtare e Telemjekësisë, Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë dhe Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive kanë konkurs të hapur deri më 29 mars.